Pakti për Universitetin që u ofrua nga qeveria si zgjidhje për kërkesat e studentëve pas protestave të jë viti më parë,  nuk ia ka dalë të ndryshojë situatën në arsimin e lartë. Gati një vit pas protestës, vettingu i titujve akademikë nuk ka nisur ende ndërsa tarifat e masterit mbeten të larta për t`u përballuar nga studentët.

Çeldo Brahimaj: 83% e studentëve shprehen se kontrolli antiplagjiaturë është i nevojshëm dhe emergjent. Konviktet duket se po bëjnë një prioritet, të paktën referuar lancimeve publike. Megjithatë, të pyetur rreth restaurimit të këtyre godinave. Rreth 54% e studentëve i kanë cilësuar si sipërfaqësore.

Qëndresa Qytetare e cila ka monitoruar zbatimin e Paktit për Universitetin, publikoi të mërkurën të dhënat por edhe opinionin e studentëve. Korrupsioni, cilësia e ulët e mësimdhënies si dhe buxheti i pamjaftueshëm për arsimin, vijojnë të mbeten problem pa zgjidhje.

Çeldo Brahimaj: 51% e studentëve që pohojnë praninë e korrupsionit shprehen se forma e shfaqjes së tij është nëpërmjet pagesës në këmbim të notës. Si dhe 1.6% e tyre listojnë shitjen e librave me detyrim, 10.8% nepotizmi dhe 6.6% favoret seksuale.

Për aktivistët e Qëndresës Qytetare shqetësim përbën edhe mungesa e transparencës në zgjedhjet per Bordet e Administrimit si dhe pesha e ulët e studentëve në votime.

Ora news