Në vijim të kërkesave të studentëve reflektuar në Paktin për Universitetin, rishikimi i titujve akademikë po shihet me përparësi nga qeveria shqiptare.

Në lidhje me kontrollin anti-plagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore, vendim ky i marrë në 26 dhjetor 2019, ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Institucionet e Arsimit të Lartë për evidentimin e titujve të doktoratave lëshuar nga universitetet publike dhe private në vend.

Kështu, raportohet se numri aktual i raportuar është 2,669 nga viti 1980 deri në vitin 2019.

Në bashkëpunim me AKSHI fillimisht do të behet digjitalizimi i disertacioneve dhe kalimi në administrim tek AKKSHI.

Sakaq, në Paktin për Universitetin thuhet se është kërkuar hartimi i termave të referencës përcaktimin e fondit limit për digjitalizimin e disertacioneve me qëllim vlerësimin të hapësirave financiare buxhetore.

z.tosku/ /a.g/