Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë për të gjithë studentët.

Rama bën me dije se branda muajit maj fillon shpërndarja e kartave të studentit, të cilët fitojnë mbi 40 shërbime të ndryshme

‘Mirëmëngjes, dhe me një tjetër angazhim të Paktit për Universitetin në rrugën e përmbushjes, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.