Në Turkmenistan, në shkretëtirën Karakum, ka një krater që u hap aksidentalisht në vitin 1971, gjatë një nxjerrje të naftës.

Zjarri është i përhershëm: prandaj shkëlqimi i portës së Xhehennemit është i dukshëm nga larg natën. Porta e ferrit ose e quajtur edhe Darvaza (turkmeni – “derveze” nga persishtja është një krater i vendosur në shkretëtirën e Karakumit, në Turkmenistan, rreth 260 km në veri të Ashgabatit.Vendasit dhe udhëtarët e quajnë atë “Porta e Ferrit”. Ajo është e vendosur 90 km nga fshati Erbent.

Është një humnerë me origjinë artificiale të shkaktuar nga një aksident në vitin 1971, kur një shpim i  kryer me qëllim kërkimin e naftës dhe u ndez qëllimisht për të shmangur pasoja më të rënda në ambient.

Që atëherë, krateri është djegur vazhdimisht, aq shumë saqë vendasit i kanë dhënë emrin “porta e ferrit”

Krateri është një tërheqje e fortë turistike. Që nga viti 2009, 50,000 turistë e kanë vizituar vendin.

Krateri i gazit ka një sipërfaqe totale prej 5.350 m². Zona përreth është gjithashtu e famshme për shkretëtira që e rrethojnë.

sYRI