Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik.

Numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 510,645 ndërkohë që numri i viktimave është 23,028 persona.

Ndërsa edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 122,245 persona janë kuruar.

Tashmë edhe Spanja ka kaluar Kinën për nga numri i viktimave teksa shënon 4145 ndërkohë me numër më të lartë është regjistruar Italia.

6 vendet me bilancin më të lartë të të infektuarve

Kina: 81,285  të infektuar dhe 3,287 viktima

Italia: 80.539 të infektuar dhe 8165 viktima

ShBA: 75,665  të infektuar dhe 1,100 viktima

Spanja: 56,197 të infektuar dhe 4145 viktima

Gjermani: 43,646 të infektuar dhe 239 viktima

Iran: 29,406  të infektuar dhe 2,234 viktima

/Ora News.tv/