ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të nisë me vranësira të ndrueshme. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngate përgjatë vijës bregdetare në pjesën e parë të ditës. Në relievet malore, parashikohen reshje dëbore.

Në orët e mbrëmjes, në pjesën qendrore dhe bregdetare, do të ketë kthjellime. Mjegull e mjegullinë e përkohshme parashikohet nga reshjet.

Gjithashtu, për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica në zonat malore gjatë mbrëmjes e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë. Valëzimi i forcës do të jetë 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/11 Shi diell
Kukës -2/0 Diell re/mjegull
Lezhë -1/10 Shi diell
Dibër -4/-2 Diell re/mjegull
Durrës 6/11 Shi diell
Tiranë 3/14 Re diell
Elbasan 2/14 Re diell
Berat -1/13 Re diell
Vlorë 2/12 Shi diell
Korcë -4/0 Diell re/mjegull
Gjirokastër -4/13 Diell re/mjegull
Sarandë 4/14 Shi diell