Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare lokalisht të dendura në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes në orët e mëngjesit.

Mjegull /mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Ngrica në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje  1-15m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në 22m/s intensive dhe me rrahje e shoqeruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë me lartësi vale deri 1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -4/4 diell
Kukës -8/-2re diell
Lezhë -4/4  diell
Dibër -9/-3 re diell
Durrës -1/8  diell
Tiranë -2/7  diell
Elbasan -3/6  diell
Berat -3/7  diell
Vlorë 0/9  diell
Korçë -6/-2 re diell
Gjirokastër -4/5  diell
Sarandë 1/9  diell

/atsh