Paraditja e sotme do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dendura vranësirat paraqiten në Juglindje duke rrezikuar reshje të pakta dëbore.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira, por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit priten të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C mëngjesi në zonat malore deri në 10°C mesdita në bregdet.

Ndërkohë era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.