Parkimet, 83 mijë gjoba në një vit për shkelje të rregullave
Parkimet, 83 mijë gjoba në një vit për shkelje të rregullave

Mbi 94 mijë gjoba janë vendosur në një vit vetëm në 11 njësitë e vjetra të kryeqytetit. Duke i bashkëngjitur ndëshkimet për zonat rurale, numri i masave administrative arrin në mbi 103 mijë.

Referuar të dhënave zyrtare të Policisë Bashkiake për vitin 2018, ndëshkimet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, e kryesisht parkimet e gabuara, mbajnë rekordin e shkeljeve në mbi 74 mijë, ku duke shtuar edhe ato në zonat rurale arrijnë në rreth 83 mijë, raporton “scan”.

Duke llogaritur një mesatare 1 mijë lekë për gjobë, niveli i të ardhurave vetëm nga parkimet e gabuara arrin në 83 milionë lekë.

Vendin e dytë për nga numri i shkeljeve e në njësitë urbane e zënë aktivitetet pa leje, me 14,215 gjoba dhe më pas renditet zënia e hapësirave publike me 2645 ndëshkime dhe mungesë dokumentacioni me 2543 gjoba. Ndërsa më pak masa janë ndërmarrë për ndotje mjedisi në rreth 307, 100 gjoba të ndryshme, 50 masa administrative për prishje të qetësisë publike dhe në fund renditet shpërdorimi i ujit të pijshëm me 41 gjoba.

Gjobat në njësitë urbane

Parkime të gabuara 74.191

Aktivitet pa leje 14.215 gjoba

Zënie të hapësirave publike 2645

Mungesë dokumentacioni 2543 gjoba

Gjobat në njësitë urbane

Ndotje mjedisi 307 gjoba

Të ndryshme 100 gjoba

Prishje e qetësisë publike 50 gjoba

Shpërdorim i ujit të pijshëm 41 gjoba

/express