Irani ka pranuar se e ka qëlluar me raketë avionin ukrainas ku humbën jetën 176 viktima.

Në deklaratë ushtria thotë se e ka goditur avionin ukrainas nga një gabim njerëzor për shkak se avioni fluturoi në zonën që Rojeve Revolucionare të Iranit.

Ata që janë përgjegjës do të përgjigjen, vazhdon më tej deklarata.

Më herët, Irani kishte refuzuar sugjerimet se një prej raketave të tij rrëzoi aeroplanin pranë kryeqytetit, Teheranin.

Por pas një presioni të vazhdueshëm të SHBA-së dhe Kanadasë që thonin se Irani ka qëlluar me raketë avionin ukrainas bëri që ushtria ta pranonte verpimin e kryer.