Pak ditë më parë mësuam se Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku po vijnë me një projekt të madh kinematografik.

U tha se “Loku Film” që është kompania e Bes Kallakut do të realizojë një film, ku sigurisht Besi do të jetë protagonist dhe zhanri i filmit pritet të jetë komedi.

Dhe sot Besi nuk ka pritur më gjatë por ka treguar titullin e komedisë që është tipik. Ai do të titullohet “Falco”, dhe me siguri e dini kuptimin që ka.

“Skifteri” duket se po rikthehet fuqishëm tani që jemi dhe në periudhë fushate.

“Coming soon. Një projekt që ka mbi 2 vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejjjj”, shkruan Besi.

Pjesë e filmit me sa duket do të bëhet edhe Olsi i cili prej “Portokallisë”, i qëndron pranë Besit dhe çdo projekt apo hap në karrierë po e bëjnë bashkë.