Shumë njerëz besojnë se konsumimi i lëkurës së pulës rrit nivelin e kolisterolit, të presionit të gjakut dhe madje stimulon sëmundjet e zemrës.

Por sipas disa studimeve ky është një mendim i gabuar. Mjekët thonë se lëkura e pulës na bën mirë.

Sipas ekspertëve të shëndetit në Universitetin e Harvardit konsumimi i moderuar i lëkurës së pulës jo vetëm që nuk dëmton shëndetin, por sjell përfitime të shumta shëndetësore.

Hulumtuesit arritën në përfundimin që lëkura e pulës bën mirë për zëmrën, nuk ka aq shumë kalori sa mendohej deri më tani dhe mbi të gjitha ka shumë shije.