Një i ri shqiptar ka humbur jetën në spital në Itali, disa ditë pas një aksidenti me makinë.

Siç raportojnë këtë të mërkurë mediat italiane, viktima është Besar Mislyni 24 vjeç, me banim në Santa Croce, i cili ka humbur jetën disa ditë më parë.

Më datë 4 korrik, makina me të cilën udhëtonte, nje Ford Fiesta, u përplas me forcë me një pemë në afërsi te Montefalciones.

Pas incidentit, i riu u transportua në spital me helikopter, por nuk arriti të mbijetojë.

Elbasani News