Pas 3 javësh në një gjendje jo të mirë në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Durrësit, Romina, vajza me aftësi të veçanta ja ka dalë të rikthehet në gjendje normale.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila njofton se falë impenjimit maksimal të stafit mjekësor, Romina ja doli që të kthehej në gjendje normale pas komplikacioneve në mushkëri.

“Romina ja ka dalë të rikthehet në gjendje normale pas 3 javësh reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës.
Falë punës dhe impenjimit maksimal të stafit mjekësor në këtë spital, Romina është në gjendje normale pas komplikacioneve të rënda në mushkëri dhe ditëve të tëra në terapi intensive. Romina është me aftësi ndryshe dhe është integruar prej 8 vitesh në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial në Durrës”, bën me dije MSHMS.

/e.caushi