Tre lëkundje të forta janë regjistruar në harkun kohor të 30 minutave mbrëmë në Turqi. Sipas EMSC, goditja e parë sizmike ka qenë me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, e cila u pasua nga dy lëkundje të tjera me magnitudë 4.5 dhe 4.4.

Pas tre lëkundjeve në Turqi, një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në Kretë.

Vatra e goditjes ka qenë në 31 km thellësi, ndërsa tërmeti është regjistruar rreth orës 22:58. Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.

Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik dhe frikë tek banorët, të cilët raportohet se kanë dalë jashtë banesave.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/