Gjykata greke ka liruar 19 vjeçaren shqiptare e cila mbyti foshnjën e saj të porsalindur dhe ia hodhi trupin në mbeturina.Gjykata vendosi t’i heqë dënimin me 5 vite burg 19 vjeçares duke e liruar me kusht.

19 vjeçarja është shpallur fajtore për krimin, por është lënë jashtë burgut duke marrë parasysh rrethanat dhe moshën e saj të re.

Vajza e lindi fëmijën në tualetin e banesës së saj dhe e mbyti foshnjën me kordonin umbelikal (kërthizës). Më tutje trupin e pajetë ia dha nënës për ta hedhur.