Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie. Ne gjithmonë konsumojmë vetëm kokrrat e kuqe të frutit dhe e hedhim lëkurën e saj, pa e ditur se ashtu si fruti, edhe lëkura është e pasur me përfitime të shumta bukurie.

Vepron si një mbrojtës dielli natyral

Lëkura e shegës ofron agjentë që mund të mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e rrezeve të diellit, duke shmangur kështu zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Përgatitja: Thani lëkurën e shegës në diell dhe më pas e bëni pluhur. E hidhni atë në një enë hermetike. Brenda saj shtoni kremin ose disa vajra esencialë, dhe aplikojeni në fytyrë 20 minuta para se të dilni jashtë.

Ndër të tjera, lëkura e shegës ka veti shëruese, prandaj mund të luftojë puçrrat, aknet dhe skuqjet në lëkurë. Ajo është e pasur me antioksidues të ndryshëm që luftojnë bakteret dhe infeksionet e tjera.

Thani lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak tek një tigan. Pasi të ftohen i bluani me anë të një mulliri. Bëni një pastë me këtë pluhur dhe lëng limoni ose ujë trëndafili.

Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne ose puçrra. Lëreni të thahet për pak kohë Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.