Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot pasionin dhe mjeshtërinë e derdhur tek “Cereni”, një nga restorantet më të mirë në Shqipëri.

“Ne katunarët e Surrelit jemi shumë krenarë për “Cerenin”, një nga restorantet më të mirë në Shqipëri, ku Ismeti ka derdhur tërë pasionin e mjeshtërinë e tij, pasi u rrit si emigrant e kreu studimet e larta në Londër për gastronomi e turizëm dhe bashkë me familjen, i’u përkushtua kësaj sipërmarrjeje shembullore me 40 të rinj të punësuar nga zona”, tha kryeministri Rama.

Sipërmarrjet që rrisin turizmin dhe punësimin në vendin tonë, janë në fokus të politikave mbështetëse të qeverisë, si mënyrë për të gjeneruar ekonomi familjare, por edhe për të zhvilluar potencialin e zonave me bukuri natyrore.