Pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, paslëkundjet kanë vijuar edhe gjatë natës ku kanë rënë 4 tërmete.

Epiqendrat kanë qenë në Thumanë, Gjirin e Lalëzit dhe Domje. Tërmeti më i fortë ishte 3.4 ballë, i cili ka rënë në Thumanë. Në Domje fuqia e tërmetit ishte 2.3 ballë dhe në Gjirin e Lalëzit 2.7 ballë. Sipas ekspertëve pasgoditjet do të vijojnë edhe për disa ditë. Ndërkohë sizmologët thonë se tërmete deri në 3.5 ballë kanë rënë gjithmonë në Shqipëri.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ra një tjetër tërmet me fuqi 3.6 ballë dhe epiqendër në Detin Adriatik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/