Dr.Saimir Xhemali
Dr.Saimir Xhemali

Përveç duhanit  i cili njihet për problemet e shumta që sjell ne organizëm një ves tjetër i dëmshëm  që dëmton në të njëjtën mënyrë është edhe  edhe alkooli. Ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror. Në mëlçi, alkooli i konsumuar, shkakton dëmtime të qelizave hapatike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar përditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Në një intervistë për Tv Skampën Gastrohepatologu Dr. Saimir Xhemali tregon disa nga dëmet që sjell konsumimi i alkollit në organizëm.

Dr.Saimir Xhemali ‘’ Duke qenë se është lëndë e panjohur për organizmin alkoli sjell dëme në të gjitha organet e trupit,duke filluar që nga sistemi nervor qëndror ,sistemi periferik,mëlçinë ,pankreasin .Një ose dy dopie  ne ditë ose rreth 8o ml alkol  quhet  konsum i tepërt .Kjo është një sasi alkoli që dëmton dhe kjo është e dukshme me një analizë laboratorike .Nga një analizë laboratorike mund të dalin probleme si rritje e enzimave hepatike ,çrregullime te yndyrnave .Kosumi i rreth 300 ml alkol të llojit verë nuk ka efekte demtuese por konsumimi i mbi gjysëm litër pije e fortë me kalimin e viteve sjell dëme të pariparueshme’’

Disa nga simptomat që shfaqen ne organizëm  kur ai është prekur nga dëmtimi nga alkoli ?

Dr.Saimir Xhemali ‘’ Dëmtimi fillon  që nga melçia ku enzimat hepatike kanë filluar të jenë të larta .Përmes një ekoje tregohet se mëlçia ka dhjamosje (statoz) rritje e përmasave të pankreasit ,hiperstatoz.Me kalimin e kohës njerzit që konsumojne alkol kanë probleme me sistemin nervor qëndror si psikozat.  Pas një periudhe të gjatë konsumimi alkoli fillojnë demensat që kanë lidhje me konsumin e alkolit ,fillojnë dëmtmet e nervave periferik ,probleme me ecjen dhe lodhje e shpejte ,çrregullime me yndyrnat.

Nga eksperienca juaj ,a është rritur numri i të rinjëve përdorues të alkolit?

Dr.Saimir Xhemali ‘’Nëse bejmë një krahasim midis moshave të para dhe pas 40 vjeç te rinjt priren të konsumojnë alkol kryesisht gjatë fundjavave kur dalin me shoqërinë .Në këto raste të rinjt konsumojnë alkol në masë të ekzagjëruar .Ndërsa për moshat mbi 40 –vjeç konsumimi është i përditshëm .Përjashtime dhe diferenca ka për të dyja .

Disa nga faktorët që shtyjnë në konsumimin me tepricë të alkolit ?

Dr.Saimir Xhemali ‘’Një pjesë konsumon për shkak të shoqërise më të cilën ndodhen .Një faktor tjetër është i lidhur edhe me familjen nësë në familje kryefamiljari konsumon alkol edhe fëmija ka gjasa të ndjeki të njëjtën rrugë .Ndër faktorë të tjere renditen problemet ekonomiko sociale ‘’.

Por kur duhet të konsumohen ‘’gotat ‘’e para të  alkolit?

Dr.Saimir Xhemali ‘’ Unë personalisht nuk konsumoj fare alkol dhe këtë ia këshilloj të gjithëve .Sa më larg alkolit.Nuk është i rekomandushëm por një sasi e limituar mund të konsumohet pas moshës 25 vjecare.

A dëmtojnë në të njëjtën mënyrë të gjitha pijet alkolike?

Dr.Saimir Xhemali ‘’Gjithçka varet nga përqëndrimi i alkolit .Një ndër pijet e cila e ka më të ulët këtë përqindje është birra.

Në fund doktori këshillon të rinjt kryesisht që të fokusohen tëk studimet ,tek stërvitja fizike .Sa më shumë sport dhe sa më pak alkol.Asgjë e mirë nuk vjen nga alkoli.

E.Skenderi