Bashkia e Elbasanit prej muajsh është duke punuar për pastrimin e kanaleve kulluese në njësi të ndryshme administrative të Elbasanit. Në Vidhas të Njësisë Administrative Papërr pastrimi i kanaleve kulluese i ka kaluar më shumë se 90 për qind.

Sipas Kujtim Sharrës, njërit prej përgjegjësve në këtë proçes, në të gjithë Vidhasin është duke u punuar për pastrimin e kanaleve që nuk ishte vënë dorë prej 30 vitesh. Z.Sharra duke kërkuar bashkëpunimin edhe të fermerëve të zonës, të tregohen të kujdeshmëm duke mos mbushur sërish kanalet.

Bashkia e Elbasanit me pastrimin e këtyre kanaleve edhe një vit më parë arriti t’i bënte ballë shirave. Si pasojë e pastrimeve nuk pati përmbytje të tokave të fermerëve. I njëjti synim është edhe këtë vit, pastrimi i kanaleve kulluese do të vazhdojë në çdo Njësi Administrative ku nuk është vënë dorë prej më shumë se 30 vitesh.

Edlira XHERRI