Ne vazhdën e takimeve në qarkun e Elbasanit ministri i bujqesise Niko Peleshi, vizitoi edhe shkollen profesionale “Mihal Shahini” ne Cerrik.Ne kete vizite zoti peleshi shoqerohej nga deputetet socialiste ne qarkun e elbasanit, si dhe nga prefekti Ardit Demiri dhe kryebashkiaku i elbasanit Qazim Sejdini. Ne shkollen profesionale zotin peleshi e kane pritur edhe kryebashkiaku i cerrikut zoti Altin Toska dhe mesues e nxenes te shkolles. Ne bashkebisedim me mesuesit dhe drejtorine e shkolles, Ministri u njoh me punen kerkimore shkencore dhe bashkepunimin qe ka shkolla me nje nga shkollat italiane. Pjese e bashkebisedimit ka qene edhe dhenia e godines se konviktit te shkolles se dikurshme turke Liria, per nxenesit konviktore te kesaj shkolle. Deputetet socialiste dhe ministri i bujqesise premtuan fonde te vecanta per rikonstruksionin e shkolles dhe akomodimin e menjehershem te nxenesve konviktore. Ministri i bujqesise zoti Peleshi ka shkuar ne bazen prodhuese te kesaj shkolle dhe ka ndjekur nga afer te gjithe punen kerkimore shkencore qe kryejne nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle. Edhe ketu zoti peleshi tha se shkolla i ka te gjitha mundesite per te qene nje nga me te mirat ne qarkun e elbasanit, vete emri, puna dhe frekuentimi i saj nga nxenesit tregojne qarte se shkolla profesionale i ploteson te gjitha kerkesat qe shtrohen sot nga qeveria shqiptare per transformimin e shkollave dhe barazise se tyre me shkollat europiane. Këtë vit në shkollën profesionale në Cerrik, vërehet nje rritje te numrit te nxenesve, nga 20 qe ishin dy vite me pare, tashme numri i tyre i tejkalon 60.