Komiteti i Gjyqtarëve në UEFA lajmëroi se Damir Skomina do të jetë gjyqtari kryesor i finales së Champions Leagues mes Tottenham dhe Liverpool, me 1 qershor, në “Wanda Metropolitana”, Madrid.

Gjyqtari slloven do të kompletojë një tripletë në kompeticionet më të rëndësishme të Europës. Në vitin 2017 gjykoi në finalen e Europa League mes Manchester United dhe Ajax, ndërsa në vitin 2012 në UEFA Super Cup, që u luajt mes Chelsea dhe Atletico Madrid. Po ashtu, ka qenë arbitër i katërt në finalen e vitit 2013 të Champions League mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Këtë sezon 42-vjeçari ka gjykuar në 4 ndeshjet të Champions League dhe 2 në Europa League.

Trupa e gjyqtarëve të finalen së Champions League: 

Gjyqtar kryesor: Damir Skomina (Sllovenia)

Asistent të gjyqtarit kryesor: Jure Praprotnik, Robert Vukan (të dy nga Sllovenia)

Gjyqtari i katërt: Antonio Mateu Lahoz (Spanjë)

VAR: Danny Makkelie (Holandë)

Asistentët e VAR: Pol van Boekel (Holandë), Felix Zqayer (Gjermani)

Pozicioni jashtë loje i VAR: Mark Borsch (Gjermani) /Telesport/

GE