Për herë të parë në qytetin e Elbasanit do të zhvillohet konkursi i bukurisë “Miss Skampa” 2019 . Rreth 15 vajza do të konkurojnë për të fituar çmimin e më të bukurës së Elbasanit.

Aktualisht janë duke u zhvilluar provat gjenerale në studion e Dance Plus nga ku mori jetë edhe kjo iniciativë për të kurorëzuar fituesen e edicionit të parë të Miss Skampa.

Vajzat janë duke u përgatitur për natën finale në të cilën do të performojnë në 4 kategori sfilatash ndër të cilat edhe ajo me fustane nusërie. Koreografi Elidon Hankja shprehet se nata finale do ëe jetë e mbushur me emocione dhe të ftuar të shumtë.

Aktivitete të tilla në promovim të bukurisë elbasanase tashmë janë kthyer në traditë në qytetin e Elbasanit. Vazhdimisht bukuroshet elbasanase e kanë përfaqësuar dënjësisht jo vetëm qytetin, por edhe Shqipërinë në evenimente bukurie kudo në botë duke u vlerësuar gjithmonë për pamjen e tyre.

Edisona SKENDERI