Keanu Reeves është një ndër njërezit më diskret të Hollywood sa i përket jetës private. Ndonëse gjatë gjithë karrierës së tij 35 vjeçare ka patur zëra, apo thashetheme se aktori i famshëm ka krijuar lidhje të shkurtra me Sandra Bullock apo Amanda De Cadenet, e vërteta është se askush nuk ka parë asgjë konkrete.

E dashura e vetme me të cilën Reeves ka patur me të vërtetë një marrëdhënie dashurie ka qenë Jennifer Syme, e cila për fat të keq u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti me makinë në vitin 2001, kur ajo ishte vetëm 28 vjeç.

Që atëherë duket se për aktorin e famshem nuk ka patur më asnjë lidhje serioze, duke u kthyer kështu në ndoshta të vetmin aktor Hollywood-i që nuk ka bërë asnjëherë një parakalim në tapet të kuq me ndonjë partnere…

Në fakt deri këtë fundjavë! Pasi për surprizën e të gjithëve 55  vjeçari u shfaq në eventin “LACMA Art + Film Gala” prezantuar nga Gucci, dorë për dore me partneren e tij 46 vjeçare Alexadra Grant.

Çifti dukeshin të qeshur e të hapur për të pozuar para qindra fotografëve në tapetin e kuq, pasi siç duket ata nuk kanë më asgjë për të fshehur, perveçe t’i tregojnë botës për dashurinë e tyre.

  

Tashmë me zemrën e mbushur me dashuri, dukej se Keanu ka gjetur më në fund shpirtin e tij binjak.