47 persona janë arrestuar si pjesë e një bande trafiku qeniesh njerëzore, që përdorte vizat e qëndrimit afat-shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar për të kontrabanduar migrantë marokenë në Evropë.

Policia bën me dije se përmes aktivitetit kriminal banda siguroi fitime deri në 1 milionë paund, duke trafikuar emigrantë nga Afrika e Veriut në këmbim të një shumë 7 mijë paund për person.

Operacioni i përbashkët u udhëhoq nga Policia Spanjolle dhe oficerët e policisë Royal Gibraltar të koordinuar nga EUROPOL.

Mbi 15 mijë para cash, 12 telefonë, dhe 5 automjete u kapën gjatë kontrolleve në Gjibraltar dhe qytetin La Linea, në anën tjetër të kufirit spanjoll.

jë zëdhënës i Policisë Kombëtare të Spanjës tha në një deklaratë: “47 persona janë arrestuar në një operacion të përbashkët të Policisë Kombëtare Spanjolle dhe Policisë Mbretërore të Gjibraltarit, si pjesë e një organizatë kriminale dhe trafikimin e migrantëve midis Gjibraltarit, Spanjës dhe disa vendet e tjera evropiane. Banda akuzohet se për çdo migrant nga Maroku merrte nga 6 mijë paund deri në 6,800 paund, çka u mundësonte përfitime në miliona paund”.