Përfundon mandati i Kryeprokurorit, mblidhet Komisioni i Ligjeve
Përfundon mandati i Kryeprokurorit, mblidhet Komisioni i Ligjeve

Komisioni i Ligjeve të Kuvendit është mbledhur lidhur me përfundimin sot të mandatit 5-vjeçar të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës dhe zgjedhjen e Prokurorit të ri.

Ulsi Manja, kryetari i komisionit tha se “mandati 5-vjeçar përfundon sot për të, ndërkohë që Kushtetuta aktuale ka parashikuar një rregullim të ri, sipas të cilit prokurori i ri zgjidhet ndërmjet tre kandidatëve për një mandat 7-vjeçar pa të drejtë riemërimit.

Formulimi nuk ka parashikuar zgjatjen e afatit, por përfundimin e mandatit të tij 5-vjeçar.

Më lejoni të sjell në vëmendje se këtë qëndrim ka mbajtur edhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese. “