Rritja e prodhimit bujqësor e blegtoral vendas po ecën paralelisht me plotësimin e standardeve dhe cilësisë, që garantojnë shëndetin e konsumatorit.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, në çdo investim është e detyrueshme përmbushja e standardeve minimale kombëtare dhe standardeve të Bashkimit Europian, sipas masave dhe sektorëve përkatës që financohen nga programi IPARD por edhe nga Skemat Kombëtare të Mbështetjes.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) informon të gjithë fermerët dhe konsumatorët se, institucionet që do të merren me lëshimin e dokumentacionit për standardet janë: në lidhje me mbrojtjen e mjedisit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, shëndeti publik nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, mirëqënia e kafshëve nga Shërbimi Veterinar dhe mbrojtja në mjediset e punës nga Inspektoriati i Punës.

Ndërkohë që standardet minimale kombëtare nga përfituesi i grantit apo subvencionit, do të përmbushen në përfundim të projektit dhe investimi do të arrijë standardet e BE-së jo më vonë se para pagesës së fundit që merr nga projekti i fituar. e.xh/j.p/atsh