Këtë vit dy festivalet më të mëdha, traditë e fundivitit, ‘Kënga Magjike’ dhe festivali i RTSH mbajnë firmën e Ardit Gjebreas dhe dyshes së njohur Grabocka-Vejsiu.

Kjo ndarje e tillë, kohët e fundit u bë edhe burim komentesh dhe supozimesh se mes producentëve të njohur kishte përplasje dhe konflike.

Por një postim i fundit i Alketa Vejsiut ka shuar zërat për një sherr të mundshëm.

Moderatorja përmes disa fotove nga pallati i Kongreseve, teksa ndjek ‘Këngën Magjike’, shkruan:

‘Dje ne Festivalin Kenga Magjike!
Gjithmone jam ulur ne kete salle per te duartrokitur muziken shqiptare!’, shkruan Vejsiu.

/newsbomb/