Juventusi e kërkon, madje ka bindur vetë lojtarin dhe gruan e tij agjente, por nga ana tjetër fuqishëm në garë është futur dhe Napoli.

Ditën e djeshme u raportua nga “Corriere dello Sport”, se napoletanët i ofronin plot 60 milionë euro Interit për argjentinasin, si dhe një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Por, sot është “Gazzetta dello Sport” që shkruan se vetë trajneri Karlo Ançeloti, do e dëshironte bomberin argjentinas tek Napoli, dhe diçka të tillë ia ka kërkuar vetë presidentit Aurelio De Laurentis, që të ndërhyjë vetë për këtë operacion.

Siç shkruan media italiane, De Laurentis është i gatshëm të përfshijë në ofertë edhe Lorenco Insinjen, për të arritur tek Ikardi. Napoli tashmë është futur në garë për sulmuesin e Interit, por nga ana tjetër, i lëshon edhe një mesazh Juventusit, se nuk do ta ketë të lehtë për ta arritur.

PANORAMASPORT.AL