Që fëmijë një nga gjërat e para që na kanë mësuar se duhet të lajmë çdo gjë që hamë, përveç produkteve që janë të përpunuara.

Por janë tre produkte ushqimore që nuk duhen larë kurrë para konsumimit. Kjo sepse larja e tyre ka efekte negative për organizmin e njeriut.

Më poshtë po ju sjellim tre produktet që nuk duhen larë dhe arsyet përse.

Së pari mishi i pulës nuk duhet larë. Sipas mjekëve infektologë mishi i pulës nuk duhet larë, pasi bakteret që gjenden në lëkurën e saj, si salmonela dhe histeria, mund të shpërndahen kudo dhe t’ju shkaktojnë infeksione të rënda që mund t’u marrin jetën.

Së dyti edhe mishi i kuq nuk duhet larë. Edhe mishi i kuq ashtu si në rastin e mishit të pulës përmban baktere të shumta dhe nëse lahet ato shpërndahen.

Po ashtu këshillohet që shkrirja e tij, mos të bëhet në mikrvalë, por të lihet në një enë deri sa të shkri.

Dhe produkti i tretë ushqimor që nuk duhet larë janë kërpudhat. Ato nuk duhen larë dhe as të lihen në nje kohë të gjatë ujë, sepse humbasin vlerat ushqimore dhe kthehen në vatra infeksioni.