Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhin e Spillesë.

Mësohet se viktima është identifikuar si Gjon Vuksani, rreth 70 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Kujtojmë se javët e fundit janë shtuar rastet e humbjes së jetës në bregdetet shqiptare, kjo për shkak edhe të temperatuarve të larta që kanë përfshirë vendin.