Ekspertët ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti 5.1 ballë që ra rreth 2 orë e gjysmë më parë.

Ata do verifikojnë nëse ambientet e spitalit janë të përshtatshme për qëndrimin e pacientëve të shtruar aty.

Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj raporton se dëmet janë shkaktuar kryesisht në repartin e urgjencës si edhe në pavione të tjera.