Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte pak më parë tha se tani e tutje deri në momentin kur të përfundojë gjendja e emergjencës platforma “Shqipëria që duam” do të fokusohet vetëm tek kërkesat e banorëve të prekur nga tërmeti dhe familjarëve të tyre.

“Do të ndalojmë platformën dhe do të fokusohen forcat te qytetarët e prekur nga tërmeti, që nga sot në në platformën shqiperiaqeduam.al ata që duan të marrin info mund të drejtohen këtu me një klik. Të shtrojnë pyetjet dhe ekipi do iu kthej përgjigje, për transport ushqim, banesë na drejtohuni këtu. Çdo familje, që ka nevoja s’ka pse të vijë vërdallë. shqiperiaqeduam.al regjistroni ankesën, dhe ky ekip është në dizpozicion, përgjigjen në kohë reale”, tha Rama.

Kryemionistri u shpreh më tej se: “E di që është një punë kolosolale, por ju jeni të përgatitur, të tjerëve që kanë probleme të tjera iu kërkojmë ndjesë se për sa kohë do zgjasë emergjenca nuk do mundemi du kthejmë përgjigje. Por ata nuk janë të ndaluar ta bëjnë kërkesën, por detyrimi për të dhënë përgjigje për 10 ditë bie, ajo do regjistrohet dhe do rishikohet më vonë. Kjo është një faqe unike për të prekurit nga tërmeti. Te shqiperiaqeduam.al s’ka nevojë për log in në e-albania siç ndodh në rastet e tjera”.