Edjon Kapllani është i riu shqiptar që humbi jetën një ditë më parë nga një aksident me makinë. Siç shkruajnë mediat italiane, Kapllani po shkonte të takonte të dashurën e tij, por fatkeqësisht nuk arriti të mbërrinte në destinacion, pasi si pasojë e shpejtësisë së lartë, u përplas me një pemë. 26-vjeçari ishte në makinë së bashku me vëllanë e tij 19-vjeçar dhe një shok.

Edjon Kapllani jetonte prej disa vitesh në Borgo San Lorenzo së bashku familjen. Udhëtimi drejt Scarperia, ku jetonte e dashura e tij, rezultoi fatal duke i marrë dhe jetën në vend. Mësohet se vëllai i tij është plagosur lehtë, e ndërsa shoku i 26-vjeçarit ka marrë plagë seriozë në pjesën e poshtme të trupit.

GE