Pogba është në dyshim për ndeshjen kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk beson se Paul Pogba do t’ia dalë të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme që “Djajtë e Kuq” e zhvillojnë në “Old Trafford” me Sevillan në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Nuk e di, nuk e di – është i dëmtuar. Ai u përplas në stërvitje me një lojtar një minutë para fundit. Nëse stërvitjet do të kishin përfunduar një minutë më parë, asgjë nuk do të kishte ndodhur”, u shpreh Mourinho.

United dhe Sevilla përballen nesër nga ora 20:45, ndeshja e parë në Spanjë ka përfunduar 0-0. /Gazeta Express/