Pogradec, masa për sezonin e dimrit në shkolla
Pogradec, masa për sezonin e dimrit në shkolla

Bashkia Pogradec në këtë fillim dimri ka pajisur me soba druri kopshtet dhe shkollat, në të gjitha njësitë administrative.

Kështu, sipas kësaj bashkie, si çdo vit tjetër u sigurua lënda drusore dhe lënda djegëse për ngrohjen e institucioneve publike arsimore që nxënësit e shkollave dhe vogëlushët e kopshteve të kenë sa më shumë lehtësi në procesin mësimor.

Marrja e masave në sezonin e dimrit vjen me qëllim zhvillimin e një procesi mësimor normal për nxënësit. /atsh