Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar monitorimet dhe patrullimet me përzgjedhje më kuadër të përmirësimit të shërbimit për kontrollin e territorit dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Këto monitorime po kryhen sipas Planit të Veprimit, të hartuar enkas, për evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidentesh rrugore, por edhe shkak për trafik të rënduar apo pengesë për mjetet e transportit publik dhe mjetet e emergjencave civile e mjekësore.

Nisur edhe nga kërkesat e shumta të qytetarëve të cilat i adresohen Policisë Rrugore në forma të ndryshme komunikimi, Rrugorët e kryeqytetit do vijojnë patrullimet dhe përdorimin e pajisjeve speciale në të gjitha rrugët dhe zonat e kryeqytetit për konstatimin dhe dokumentimin e shkeljeve edhe aty ku mungon policia./k.s/ /a.g/

Tiranë- Policia Rrugore kontrolle për parandalimin e aksidenteve rrugore

Tiranë- Policia Rrugore kontrolle për parandalimin e aksidenteve rrugorehttp://ata.gov.al/2019/01/12/tirane-policia-rrugore-kontrolle-per-parandalimin-e-aksidenteve-rrugore/Këto monitorime po kryhen sipas Planit të Veprimit, të hartuar enkas, për evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidentesh rrugore, por edhe shkak për trafik të rënduar apo pengesë për mjetet e transportit publik dhe mjetet e emergjencave civile e mjekësore.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Saturday, 12 January 2019