Policia e Shtetit në kuadër të programit të “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancave të tjera të rrezikshme”, ka vijuar fushatën e saj sensibilizuese këtë të mërkurë në Mat, ku u zhvilluan biseda mjaft të rëndësishme me nxënës të shkollave atje, mbi dëmet që shkakton përdorimi lëndëve arktiken

“Vijon zbatimi i programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancave të tjera të rrezikshme”, njofton policia.

“Policia e Komisariatit Mat ka vijuar orët sensibilizuese duke bashkëbiseduar dhe informuar nxënësit mbi pasojat shkatërruese në shëndet , familje dhe shoqëri, që vijnë si pasojë e përdorimit të drogës, duhanit dhe alkoolit”, theksohet në njoftim.

“Të gjithë bashkë mundemi për një brez dhe të ardhme më të shëndetshme”, apelon policia. /a.g/ATSH