Polakët iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur 460 deputetë dhe 100 senatorë për një mandat katërvjeçar.

”Të paktën 27 415 vendvotime që u hapën në të gjithë vendin në orën 07:00”, tha Wieslaw Kozielewicz, kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (PKW).

“Votimi filloi në orën 07:00 pa asnjë pengesë”, tha Kozielewicz duke shtuar se nuk u regjistruan incidente në asnjë prej vendvotimeve, përfshirë 320 jashtë vendit.

Publikimi i sondazheve dhe promovimi i kandidatëve ose listave individuale, përfshirë ato online, hyri në fuqi mesnatën e së premtes dhe do të zgjasë deri në fund të votimit./atsh