Polonia do të pajiset deri në vitin 2024 me një forcë mbrojtëse në fushën kibernetike të përbërë nga rreth 2000 ushtarakë të specializuar, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blasczak, pas dha miratimin e tij për një iniciativë të tillë.

“Ne e dimë shumë mirë që të gjithë që në botën e sotme, se në botën e sotme është e mundur të influencosh në situatën e shteteve duke përdorur këto metoda, luftën kibernetike”, theksoi ministri që shprehej para gazetarëve në Zegrze, një qendër ushtarake stërvitore në mbrojtjen kibernetike pranë Varshavës.

Njësitë e kësaj force do të jenë operacionale duke filluar nga viti 2022 dhe Polonia, anëtare e NATO-s, do të ketë deri në vitin 2024 mjaftueshëm të diplomuar të specializuar në sektorin e mbrojtjes kibernetike.