Posta Shqiptare, kontratë kolektive me sindikatën e punonjësve
Posta Shqiptare, kontratë kolektive me sindikatën e punonjësve

Posta Shqiptare dhe sindikata e punonjësve të Postës Shqiptare nënshkruan sot kontratën kolektive të punës.

Kontrata u nënshkrua nga Administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj dhe Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Postës Shqiptare, Ylli Ballta.

Në këtë takim mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatave Europiane të Shërbimeve Publike, EUROFEDOP, Bert Van Caelenberg, i cili ofroi mbështetje për Sindikatën e Punonjësve të Postës Shqiptare.

Kjo kontratë ka për qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave, interesave ekonomike, profesionale dhe sociale të punonjësve, lidhur me rregullimin e marrëdhënies së punës dhe ushtrimin e veprimtarisë sindikaliste./atsh