Rudina Dembacaj këtë vit e feston Shën Valentinin me Mark Frrokun.

Aktorja e njohur e humorit ka publikuar një foto në ‘story’ në të cilën shfaqet në krah të Frrokut ku shkruan ‘gëzuar Shën Valentinin’.

Një foto e saj me ish-deputetin nga përditshmëria është përzgjedhur për të uruar festën e të dashuruarve.

Lidhjen e tyre të dashurisë moderatorja e ka bërë publike disa kohë më parë e cila tashmë është bërë pjesë e familjes së Frrokut pasi është prezantuar edhe me fëmijët e Frrokut.

Pas divorcit nga ish-bashkëshorti, moderatorja Dembacaj zyrtarizoi lidhjen me ish-deputetin dhe dedikimet romantike në krahë të njëri-tjetrit nuk kanë munguar.

86352555_500103294216667_7282263938249523200_n.jpg