Armiku ynë nuk është Amerika, por ai gjendet midis nesh”.

Kjo dhe shumë thirrje të tjera shoqëruan ditën e dytë të protestave në Iran, pas pranimit nga ana e qeverisë se avioni me 176 persona në bord u godit nga ushtria e vendit.

Të shumtë ishin ata që u mblodhën me pankarta në duar dhe kërkonin largimin e Khameneit, ndërsa shtypi vendas kërkonte vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë situatë.

Ndërkohë, nuk kanë reshtur sulmet drejt bazave ushtarake në Irak.

Sipas burimeve, të paktën 4 ushtarë irakianë janë plagosur në bazën e rëndësishme të Balad, rreth 50 kilometra nga Bagdadi, brenda së cilës ka edhe një kontingjent të forcave ajrore amerikane.

Dita