Ofertat dhe shërbimet e tyre në panairin tregëtar për vitin 2018 I ka prezantuar edhe institucioni financiar NOA .Përmes pjesmarrjes në panair u synua lidhja konkrete me klientët dhe bashkëpunorët potencial.

Në këtë panair NOA u prezantua me produktet e kredisë të cilat janë fleksibël dhe të përshtatura me qëllimet e financimit .NOA gëzon një eksperincë shumëvjecare në qytetin e Elbasanit,tashmë ata janë të pranishëm këtu prej 18 vjetësh.

Gjatë këtyre 18 viteve NOA ka financuar nevojat dhe planet e investimit të më shumë se 10 000 klientëve duke iu dhënë mundësinë të përmbyshin synimet tyre.

Institucioni I NOA-s është duke u përgatitur për zhvillime të rëndësishme të cilat do të reflektohen tek klientët dhe tek të gjithë ata që do të kërkojnë të bashkëpunojnë me këtë institucion .Në qytetin e Elbasanit ,NOA është partneri afatgjatë në rrugëtimin e familjeve dhe bizneseve drejtë zhvillimit dhe fuqizimit ekonomik duke I kthyer ato në faktorë të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë Shqiptare.

Edisona Skenderi