Presidenti Meta dekreton emërimin e 3 ministrave të rinj dhe zv.kryeministrit Braçe
Presidenti Meta dekreton emërimin e 3 ministrave të rinj dhe zv.kryeministrit Braçe

Presidenti i Republikës Ilir Meta, dekretoi sot emërimet e tre ministrave të rinj dhe zv/ kryeministrit.

Në njoftimin e publikuar nga Presidenca thuhet se: “Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6171 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 15 prot., datë 04.01.2019, dekretoj: Erion Braçe, emërohet Zëvendëskryeministër. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.

Gjithashtu, presidenti Meta ka dekretuar emërimin e deputetes Elisa Spiropali, si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin është një ministri që rikthehet në qeverinë Rama.

Po ashtu Meta ka dekretuar emërimin në detyrë të Blendi Çuçit, si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Eduard Shalsit si ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes./atsh