Prishet bukuria e futbollit në Angli, arrestime para derbit londinez Tottenham-Chelsea
Prishet bukuria e futbollit në Angli, arrestime para derbit londinez Tottenham-Chelsea

Tre persona janë arrestuar me akuzën se e kanë prishur rendin publik përmes thirrjeve raciste, vetëm disa minuta para se të fillonte ndeshja gjysmëfinale e Carabao Cup, të cilën Tottenhami e fitoi me rezultat 1-0 kundër Chelseat.

Tre personat u arrestuan vetëm 20 minuta para se të fillonte ndeshja në “Wembley”, pasi ata ishin dëgjuar duke bërë thirrje raciste.

Një person i katërt u arrestua pasi policia zbuloi se ai kishte drogë me vete.

Që të dy klubet kishin kërkuar nga tifozët e tyre që të silleshin mirë gjatë ndeshjes, mirëpo kjo kërkesë nuk u plotësua.

Ende nuk dihet nëse personat e arrestuar ishin tifozë të Chelseat apo Tottenhamit.

© SYRI.net