Lojtari i Partizanit, Lorenc Trashi, tani shikohet si pjesë e Kombëtares e drejtuar nga Edi Reja.

27-vjeçari pritet të grumbullohet për dy ndeshjet përmbyllëse të eliminatoreve të “Euro 2020”, që Shqipëria do të luajë në shtëpi më 14 dhe 17 nëntor, ndaj Andorrës dhe Francës.

Mundësitë më të shumta për të bërë debutimin e tij me fanellën kuqezi, Trashi i ka në ndeshjen kundër Andorrës, por që gjithsesi, gjithçka do të konfirmohet nga trajneri Edi Reja