Problematikat e biznesit, Qato nis takimet me sipërmarrjen
Problematikat e biznesit, Qato nis takimet me sipërmarrjen

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka nisur sot një tur takimesh me operatorë ekonomik për tu njohur me problematikat e sipërmarrjes.

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes përgjatë gjithë këtij muaji do të organizojë 8 tryeza sektoriale, me pjesëmarrjen e grupeve të interesit dhe zv. ministrave të fushës, gjatë së cilave do të ngrihen problematikat kryesore të sipërmarrjes së sektorëve të ndryshëm.

Tryezat gjithashtu do të kenë në fokus hartimin e rekomandimeve më të mira për zhvillimin e mëtejshëm të çështjeve të evidentuara.

Tryezat do të mbulojnë fushat e kulturës, turizmit, mjedisit, ekonominë, punësimin, infrastrukturën, shëndetësinë, bujqësinë, energjitikën dhe inspektoratet.
/ATSH