Sëmundja kronike e veshkave

Kur probleme shëndetësore (si diabeti) prekin veshkat, mund të shkaktojnë sëmundje kronike të veshkave. Ky është një dëmtim i përhershëm që mund të përkeqësohet me kalimin e kohës. Nëse janë aq të dëmtuara sa nuk mund të funksionojnë, atëherë është edhe faza e fundit e sëmundjes së veshkave. Trajtimi zakonisht në këtë rast është dializa – një pajisje kryen punën që normalisht duhet ta kryenin veshkat – ose transplanti – kur merr një veshkë të shëndetshme nga një dhurues.

Nga diabeti, kolesteroli dhe tensioni i lartë i gjakut, deri tek kanceri,ja cilat janë disa nga problemet shëndetësore dhe sëmundjet e rënda që mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave.

Diabeti

Diabeti është një ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të veshkave, ku shkakton dëmtim të enëve të vogla të gjakut dhe filtruesve të këtyre organeve. Prandaj ato e kanë të vështirë të pastrojnë gjakun. Gjaku grumbullon më shumë kripë dhe ujë seç duhet, dhe ka më shumë mbetje në sistem. Dëmtimi nervor i shkaktuar nga kjo sëmundje bën që urina të rikthehet sërish dhe dëmtojë veshkat nga presioni i lartë ose infeksioni.

Tensioni i lartë i gjakut

Nëse presioni i gjakut në trup është shumë i lartë, mund të shkaktojë dobësim të enëve të gjakut, përfshirë edhe to të veshkave. Kjo i pengon veshkat të nxjerrin mbetjet siç duhet, dhe lëngjet e tepërta në enët e gjakut mund të rrisin tensionin e gjakut edhe më shumë, duke shkaktuar një cikël të rrezikshëm. Tensioni i lartë i gjakut mund të trajtohet me ilaçe dhe ndryshime në mënyrën e jetesës, si dieta ushqimore, aktiviteti fizik dhe ulja e niveleve të stresit.

Kolesteroli i lartë

Nëse keni nivele të larta të kolesterolit të keq, ai mund të grumbullohet në enët që transportojnë gjakun dhe kalojnë edhe veshka, duke ndikuar kështu në funksionimin e tyre. Kolesteroli i lartë rrit gjithashtu rrezikun që të zhvilloni tension të lartë të gjakut dhe diabet. Një test gjaku mund të zbulojë nëse nivelet e kolesterolit janë shumë të larta.

Mieloma e shumëfishtë

Kjo formë e kancerit prek qeliza e bardha të gjakut (plazma) që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve. Qelizat kancerogjene zhvillohen tek palca kurrizore duke u bashkuar kështu me qelizat e shëndetshme të gjakut dhe zhvilluar antigjene anormale që mund të shkaktojnë probleme me veshkat. Më shumë se gjysma e njerëzve me mieloma të shumëfishtë përfundojnë me probleme me veshkat.

Bllokim urinar

Nëse nuk mund të urinoni, do të thotë se urina rikthehet pas dhe mund të shkaktojë dëmtim të veshkave. Mund të shkaktojë presion dhe zhvillim të infeksionit në veshka dhe pjesë të tjera të trupit. Prostata e zmadhuar, kanceri i prostatës, gurët në veshka, kanceri i fshikëzës, mpiksjet e gjakut në traktin urinar dhe kanceri i zorrës janë disa nga gjendjet që mund ta shkaktojnë këtë sëmundje. Flisni me mjekun nëse urinoni më pak ose më shpesh se zakonisht, ose nëse vëreni gjak në urinë.

Mpiksje të gjakut

Shumë gjendje shëndetësore mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut, por një çrregullim i gjakut – “thrombotic thrombocytopenic purpura” – lidhet më së shumti me problemet me veshkat. Kjo gjendje mund të shkaktojë mpiksje në enët e vogla të gjakut, që mund të prekë gjithashtu edhe trurin dhe zemrës. Simptomat janë temperaturë e lartë, gjakrrjedhje nga hundët dhe mishrat e dhëmbëve, diarre, dhimbje kraharori, dhimbje koke, mavijosje dhe ndjesia e të qenët shumë e lodhur. Mund të jetë serioze nëse nuk trajtohet në kohë, prandaj flisni me mjekun nëse keni një nga këto shenja.

Skleroderma

Është një grup i rrallë sëmundjesh që forcojnë dhe tendosin lëkurën dhe indet lidhëse. Mund të dëmtojnë edhe enët e gjakut dhe organet. Nëse prek veshkat dhe nuk funksionojnë siç duhet, mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut dhe probleme me veshkat.

Sëmundja e veshkave policistike

Kjo sëmundje shkakton ciste – ulcera të vogla, të mbushura shpesh me lëngje – që rriten brenda veshkave. Mund të shkaktohet nga një problem gjenetik që trashëgohet nga prindërit. Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohen në kohë, mund të çojë në zhvillimin e sëmundjes kronike të veshkave, deri tek faza e fundit e sëmundjes renale./shëndeti.com/

Elbasani News